Pasi fitoi titullin kampion në Francë, skuadra e PSG është fokusuar tërësisht në Champions League. Në çerekfinalen e parë, parizienët do të përballen me Aston Villa.
Në prag të kësaj sfide delicate ka folur për mediat portieri italian Gianluigi Donnarumma. Ai ishte protagonist në kualifikimin, me penalltitë e pritura në përballjen ndaj Liverpool.
“Ne besonim tek kualifikimi dhe e dinim se mund t’ia dilnim mbanë. Mendoj se mentaliteti bëri diferencën në atë ndeshje të kthimit në Anfield”, tha Donnarumma.
Për sfidën e së mërkurës ndaj Aston Villa ai tha: “Unë po jam maksimumin tim për t’ia dalë mbanë. Të gjithë po e bëjmë këtë. Shpresoj që një ditë ta fitojmë, ndoshta këtë vit”.
“Kemi disa sezone që po i afrohemi atij trofeu dhe tani që jemi më të qetë në kampionat mund të fokusohemi 100% te Champions”, tha Donnarumma./telesport/