Talenti dhe potenciali i Gigio Donnarumma është i stërkonfirmuar tashmë, pa dyshim.
Por, megjithatë, do të mbetet në histori ndeshja e nesërme, kundër Napolit, ku portieri i Milanit do të prekë një rekord të pabesueshëm në Seria A:
100 ndeshje në ligën më të lartë të futbollit italian vetëm në moshën 19 vjeç, 1 muaj dhe 20 ditë.
Gjëja edhe më e habitshme është fakti që Donnarumma e arrin këtë rekord si një portier: një rol që kërkon shumë përvojë dhe pjekuri.
Siç dëshmohet nga “Gazzetta dello Sport”, Buffon, për shembull, luajti ndeshjen e 100-të në Seria A në moshën 21-vjeçare.
Numra që na bëjnë të kuptojmë dallimin dhe unikalitetin e Donnarumma, i cili, që nga koha kur u promovua nga Mihajloviç, në tetor 2015, kurrë nuk e ka lënë fushën.
Kundër Napolit,portieri kuqezi do të kapërcejë Gianni Rivera dhe Silvio Piola, të vetmit që kanë arritur 100 ndeshje zyrtare në Seria A, para moshës 20-vjeçare.
Për të vazhduar me krahasimet e shkëlqyera: Francesco Toldo e ka arritur këtë kuotë ndeshjesh në moshën 25 vjeç e gjysmë, ndërsa Pagliuca kur ishte 24 vjeç.
Me pak fjalë, Donnarumma është i destinuar të vendosë rekord pas rekordi gjatë karrierës së tij, nuk do të ndalet këtu./telesport/