Suksesi kundër Betisit ka qenë një çlirim edhe për trajnerin e Realit, Karlo Ançeloti. Duke folur për mediat pas takimit, italiani ka bërë një bilanc pozitiv të ndeshjes, ndonëse ka pasur rezerva për 45 minutat e para.
“Në tërësi kemi luajtur mirë dhe e kemi merituar fitoren. Përballë kemi pasur një skuadër serioze që na e ka bërë të vështirë. Përsëri kemi pasur probleme në pjesën e parë, manovra e lojës nuk ka qenë e rrjedhshme. Kemi qenë të ngadaltë. Në pjesën e dytë kemi rritur nivelin dhe kemi gjetur dhe golat e fitoren”, deklaroi Ançeloti për kanalin e klubit “RMTV”.
Ançeloti ka komentuar dhe paraqitjen e Kilië Mbapesë dhe golat e francezit.
“Nuk kam qenë i shqetësuar në lidhje me Mbapenë. Këtë e kam përsëritur shpesh, sepse unë e di se çfarë është në gjendje të bëjë ai. Golat ishin vetëm çështje kohe. Për mua ka rëndësi loja që ai zhvillon”, deklaroi italiani.