Ylli i Barcelonës, Rafinja, me dopietën e realizuar në Champions ndaj Benfikës, ka barazuar rekordin e legjendës braziliane të futbollit, Ronaldo Nazario. 

Ronaldo kishte shënuar 47 gola në të gjitha kompeticionet për Barcelonën, prej kur veshi fanellën e katalanasve në moshën 20-vjeçare. 

Këtë rekord e arriti braziliani më në zë i momentit, Rafinja, po me Barcelonën. Pritet që në ndeshjet në vijim Rafinja ta thyejë këtë rekord.