Laçi ka zyrtarizuar afrimin e dy lojtarëve. Kurbinasit kanë njoftuar se kanë arritur marrëveshje me sulmuesin nga Nigeria, Adeleke Akinyemi. 23 vjeçari është një emër i njohur për futbollin shqiptar pasi më parë ka qënë pjesë e Skënderbeut.Gjithashtu, ai ka kontribuar për skuadra si Renova.

“Adeleke Akinyemi është bashkuar me skuadrën dhe do të jetë i gatshëm për trajnerin Mirel Josa që nga ndeshja e radhës. Mirësevjen në familjen bardhezi !” – shkruan klubi.

Laçjanët kanë huazuar nga Lokomotiva e Zagrebit edhe qëndërmbrojtësin që ka luajtur për Kombëtaren U21 të Shqipërisë, Hajdin Salihu. 19 vjeçari nga Podujeva ka qënë më parë pjesë e Kurdës, apo edhe Llapit.

“Së fundmi kemi arritur marrëveshjen për huazimin e qendërmbrojtësit Hajdin Salihu, nga Lokomotiva Zagreb. Salihu është edhe pjesë e Shqipërisë U21. Miresevjen ne familjen bardhezi” – shkruan klubi.

Laçi renditet në vendin e dytë me 28 pikë.