Po, e keni lexuar siç duhet. Harrojeni për një moment dorën e zotit, golin që Diego Armando Maradona shënoi më 22 qershor 1986 në ndeshjen çerekfinale kundër Anglisë.
Po sikur t’u themi që ekziston një tjetër “Dora e Zotit” që askush nuk e mban mend?
Historia daton më 13 qershor 1990, stadiumi San Paolo të Napoli-t.
Përballë 56 mijë spektatorëve, po luhet ndeshja Argjentinë-BRSS, e vlefshme për raundin e dytë të fazës së grupeve në grupin B.
Të dyja ekipet vinin nga një humbje. Ekipi amerikano-jugor kishte humbur përballë Kamerunit, kurse sovjetikët nga ana tjetër kishin dështuar përballë Rumanisë.
Megjithatë, atë ditë, ekipi i drejtuar nga Bilardo do të triumfonte.
Golat u shënuan nga Troglio dhe Burruchaga dhe në këtë mënyrë BRSS renditet në vendin e fundit në grup.
Në një moment të caktuar kjo ndeshje hyn në histori.
Pas një goditje këndi për BRSS, topi i cili po shkonte në drejtim të portës të mbrojtur nga Pumpido është ndalur nga numri 10 i Argjentinës, i cili, duke përsëritur historinë e 4 viteve më parë, shpëton portën duke prekur topin me dorë.
Një veprim që sigurisht nuk ka të njëjtin efekt me atë të Botërorit, por tregon “vesin” e legjendës argjentinase.
Këtu janë pamjet e asaj ndeshje.