Lajmi i dorëheqjes së Andrea Anjelit dhe bordit drejtues të Juventusit nga klubi torinez bëri xhiron e botës mbrëmjen e djeshme.

Anjeli dhe 10 personat e tjerë dhanë dorëheqjen pas kontestimeve të shumta që ka pasur Andrea Anjeli nga agjencia “Consob” në lidhje me plusvalencat (rritjes fiktive të vlerës së lojtarëve) si dhe për pagat e futbollistëve në sezonet 2019-2020.

Për këtë arsye personat e përfshirë në hetim kanë vendosur të bëjnë një hap pas dhe të largohen nga klubi.

Por cili do të jetë presidenti i ri i Juventusit?

Ai është Xhanluka Ferrero, 59-vjeçar, i lindur në vitin 1963, i diplomuar në Ekonomi në vitin 1988.

Që nga viti 1989 është i regjistruar në Urdhrin e Kontabilistëve dhe Ekspertëve Kontabël të Torinos dhe që nga viti 1995 është regjistruar në regjistrin e audituesve ligjorë.

Ai gjithashtu është konsulent teknik i gjyqtarëve në Gjykatë.