Doreheqja pak minuta me pare e Valdrin Pjetrit nga detyra e kryetarit te Bashkise Shkoder, ka bere qe edhe tek Vllaznia te mos kete ndryshime dhe te vijoje puna me te njejtin staf.

Pas zgjedhjeve te 30 qershorit, Pjetri u zgjodh si kryetar i Bashkise Shkoder dhe me marrjen zyrtare te ketij posti, ai njekohesisht do te behej edhe president i Vllaznise, ngaqe klubi eshte shoqeri aksionere me 100 kapital nga ky institucion.

Gjate ketyre 45 diteve eshte perfolur shume edhe per ndryshime ne drejtimin e klubit dhe per mundesine e largimit te dyshes Lici- Firat por tashme kjo nuk do te ndodhe.

Kryebashkiakja aktuale Voltana Ademi do te vijoje te drejtoje kete institucion deri ne zgjedhjet e ardhshme, per te cilat ende nuk ka nje date se kur do te zhvillohet. Per rrjedhoe edhe Vllaznia do te kete te njejtit drejtues dhe ne kete menyre gjithçka pritet te vijoje ashtu siç ka qene me pare ne planet e bera nga drejtuesit kuqeblu.
www.shkodrasport.com