Shqipëria do të duelojë me Moldavinë ditën e premte duke nisur që nga ora 18:00 në “Stadionul Zimbru” në Chisinau. Një duel mjaft i rëndësishëm për kuqezinjtë të cilët kërkojnë edhe pikën e kualifikimit. Edhe kombëtarja moldave do të tentopjë fitoren për të tentuar kualifikimin në Euro 2024.
Për shkak të nivelit dhe rëndësisë që ka kjo ndeshje, interesi i tifozëve është shumë i lartë. Gazetari i njohur moldav, Evghenii Draganov ka theksuar që i frikësohen kombëtares kuqezi.
Sipas tij në Moldavi janë të bindur se Shqipëria është favorite, teksa ndër të tjera në intervistën për “GazetaBlick Sport” ka theksuar se Asani dhe Uzuni janë shumë të rrezikshëm.
“Për herë të parë në historinë e futbollit në Moldavi, kombëtarja jonë ka shanse reale për t’u kualifikuar në Kampionatin Evropian. Kjo ndeshje ka ngjallur interesim të jashtëzakonshëm këtu në Moldavi pasi të gjitha biletat janë shitur para dy jave. Të gjithë fansat po e presin këtë ndeshje. Për ne kjo do jetë ndeshje ‘jetë apo vdekje’, sepse në rast të suksesit do kemi një rast real për “Euro 2024”.
Shqipëria është favorite për këtë takim edhe pse luajnë në udhëtim. E kemi parë që Shqipëria është një kombëtare tejet e mirë, kanë lojtarë me emra që luajnë në kampionate të rëndësishme evropiane. Megjithatë edhe Moldavia ka treguar që mund të befasojë dhe të mposht çdo skuadër, ashtu siç ndodhi me Poloninë duke fituar 4 pikë ndaj tyre dhe tani çdo gjë është e mundur.
Jasir Asani dhe Myrto Uzuni janë dy kërcënimet më të mëdha nga Shqipëria për Moldavinë, Jasir Asani është një lojtar i jashtëzakonshëm ka statistika tejet të mira. Gjithashtu Myrto Uzuni është një shembull i mirë i një lojtari që ka treguar rritje graduale në karrierën e tij dhe do jetë tejet i rrezikshëm për mbrojtësit moldav.
Shqipëria padyshim që do të jetë ekip shumë i motivuar dhe do të luaj me shpejtësi të lartë pasi i duhet vetëm një pikë për të siguruar kualifikimin dhe nuk mendoj që Shqipëria do të pres ndeshjen ndaj Ishujve Faroe për ta bërë këtë. Shqipëria do të synoj të mbyllë të gjitha dyshimet në këtë duel”, ka thekddsuar gazetari moldav./newsport/