Pep Guardiola deklaroi se Manchester City i tij duhet të pranojë se rivali për titullin kampion, Liverpool mund të jetë aktualisht ekipi më i mirë mirë në botë.

Kampionët në fuqi, Manchester City, që fituan ndaj Southampton me rezultaitn 3-1 këtë të dielë, do të përballen të enjten në shtëpinë e tyre me Liverpool që numëron plot 7 pikë epërsi ndaj “Qytetarëve”.

“Problemi qëndron në faktin se ekipi tjetër është fantastik. Liverpul mund të jetë skuadra më e mirë në Europë ose edhe në botë për momentin, pasi ndodhen në formë maksimale. Duhet ta pranojmë.

Gjithçka mund të bëjmë ne është që të kryejmë detyrën tonë, dhe të luajmë ndeshjet tona, më pas do të shohim”, deklaroi Guardiola për “BBC Sport”, në vigjilje të sfidës së parë për vitin 2019 që do të diskutohet pikërisht ndaj Liverpool, kryesues të klasifikimit.

Nëse të kuqtë do të triumfojnë ndaj Manchester City, atëherë Liverpool do të kryesojë me 10 pikë ndaj ndjekësve./telesport/