Ditën e sotme janë luajtur dy ndeshje në Superligën e Kosovës. Prishtina ka luajtur në transfertën e Flamurtarit, ku është mundur me rezultatin e pastër 2-0 edhe pse vendasit ishin me 10 lojtarë në fushën e lojës për më shumë se 45 minuta.
Gjithashtu, nuk lëshon terren edhe Feronikeli në në transfertën e Lirisë ka arritur të fitojë me rezultatin 0-2.
Në këto kushte, skuadra e drejtuar nga Mirel Josa, Prishtina, humb kreun e klasifikimit në Superligën e Kosovës, ndërsa ish-skuadra e drejtuar nga Sulejman Starova, Feronikeli ngjitet në vendin e parë me 42 pikë në 18 ndeshje, kurse Prishtina mbetet në vendin e 2-të me 40 pikë të grumbulluara.
newsport.al