Ecuria e dobet e Vllaznise ne keto 12 jave kampionat i ka shqetesuar te gjithe. Njeri prej tyre qe nuk ndjehet mire per rezultatet e deritanishme eshte edhe ish- futbollisti i saj Dorian Bylykbashi. Ai ka qene i ftuar pasditen e sotme ne “Ora News” per te folur per Superioren dhe sigurisht qe eshte ndalur edhe te Vllaznia.

“Ne rradhe te pare me vjen keq per Vllaznine e cila aktualisht po kalon momente te veshtira. Une ruaj ende shume kujtime te bukura nga koha kur kam luajtur me te, per ate tifozeri te mrekullueshme.

Nuk arrij ta kuptoj se çfare po ndodh aty. Trajneri iku, ka ardhur trajneri i ri, por eshte shume shpejt per te pare ndryshimet. Kur vjen dikush i ri per te marre ekipin, nuk mund te ndryshoje shume gjera pa i pare mire lojtaret per disa jave.

Ndoshta duhej te ishte menduar me mire zgjedhja e trajnerit ne fillim te sezonit, ose nese u zgjodh Memelli duhej pritur te pakten deri ne dhjetor sepse keto ndryshimet e shpeshta nuk sjellin asgje. Nuk mund te flasim per vend te dyte sepse ai vend me te tretin ose katertin levizin shume pak pike dhe me dy fitore ngjitesh menjehere aty.

Kam pare ndeshjen e fundit te Vllaznise, ate me Partizanin dhe ne pjesen e pare deri te rezultati 1-1 ishin deri diku ok, pastaj thuajse u shperfytyrua fare. Per tre minuta pesoi dy gola. Diçka nuk shkon aty, por une duke qene nga jashte nuk di te them se çfare nuk shkon.

Vllaznia ka shume lojtare te mire, por mungesa e rezultateve tregon se diçka nuk shkon. Me vjen keq qe ndodhet ne kete situate dhe shpresoj ta kalojne sa me shpejt. Mbrojtja kam pare qe ka pas probleme, por besoj se me trajnerin Osmani i cili ka shume eksperience te rregullohet. Mendoj se Memellit i ka munguar thjesht eksperienca, ai eshte nje nga trajneret e rinj dhe i ka munguar kjo gje dhe ka shkaktuar edhe probleme me lojtaret.

Une shpresoj shume qe gjerat duke filluar nga neser, te shkojne ashtu si duhet per Vllaznine sepse meriton shume me teper sesa po jep aktualisht”- eshte shprehur Dorian Bylykbashi./SHKODRA-SPORT.COM/