Ndryshimet tek volejbolli i femrave nuk kanë ndodhur vetëm tek ekipi i parë por edhe tek ekipet zinxhir dhe si rrjedhojë kemi emra të rinj në drejtimin e tyre.
Ajo që duhet të përmendim sot është emërimi i Dorian Tafës si trajner me ekipin Vllaznia U20. Ky trajner ka nisur punën prej disa kohësh me vajzat që e përbëjnë atë ekip dhe shpresat janë për një paraqitje të mirë në kampionat.
Kjo ngaqë në përbërje të tij janë disa sportiste me shumë perspektivë, madje shumica e tyre janë edhe pjesë e ekipit të parë që drejtohet nga trajnerja Nora Deda.
Sakaq, për Tafën nuk është eksperienca e parë me ekipet zinxhir të Vllaznisë. Para pak vitesh ai ka drejtuar ekipin U18 me të cilin është shpallur edhe kampion i Shqipërisë.
U shkëput nga drejtimi i tij për shkak të një kursi specializimi që ka bërë jashtë vendit dhe është rikthyer sërish për të punuar me ekipet e moshave të volejbollit, ndërsa tashmë është në krye të Vllaznia U20./SHKODRA-SPORT.COM/