Ne vazhdimesi te disa lajmeve te shprehura ne menyre te gabuar dhe per hir te te gjithe tifozave qe na kane mbeshtetur keto dy vite pergjate rrugetimit tone, e ndjej te nevojshme per te bere nje sqarim.

Eshte i pasakte termi “Largim” nga pozicioni i trainerit te ekipit te volejbollit “Vllaznia”, pasi ne kete rast ka pasur nje doreheqje te parevokueshme , si rrjedhjoje e nje seri ngjarjesh.

Angazhimi im si trainer per dy vite ka qene maksimal si ne vitin e pare dhe ne vitin e dyte ku jam gjendur pa staf , pa mbeshtetje dhe me nje seri problematikash te lojtareve, pakenaqesi te shumta dhe deri ne largime ne mes te sezonit (trainere dhe lojtare).

Nga ana tjeter shperblimi im monetar ka qene 0 ( lehtesisht e verifikueshme). Ne fund te sezonit eshte rene dakort shlyerja e borxhit tim 2 vjeçar dhe sigurimi i nje page dinjitoze per sezonin e ri, siç ndodh me gjithe traineret e tjere.Ne kushte te tilla jam detyruar te paraqes doreheqjen time.

Sqarimi i rradhes ka te bej me emerimet e reja qe jane te pritshme dhe te domosdoshme, por perpara se te arrihet aty ka dy hapa te tjere: se pari Shoqata e Shkodres “Vllaznia Volleyball” eshte akoma ne pritje te nje pergjigje nga ana e Bashkise “Shkoder” per fitimin e projektit dhe alokimin e fondeve ne funksion te ekipit te volejbollit femrave.

Se dyti si sekretar i Shoqates se Shkodres “Vllaznia Volleyball”, statuti i shoqates e parashikon qe vendimarrjet kryhen nga ana e bordit drejtues dhe jo individuale. Ama, pergjegjesia ligjore eshte individuale si per shkeljen e statutit, ashtu dhe per paracaktimin e ndarjes se buxhetit qe akoma nuk eshte alokuar nga ana e Bashkise Shkoder per sezonin e ri.

Se fundmi, pavaresisht vleresimit per punen tuaj te paalodhur dhe bashkepunimit qe gjithmone kemi pasur, do t’i sugjeroja nje pjese tuaj, pak me shume profesionalizem ne vertetesine e lajmeve qe shkruani.

Suksese te gjitha vajzave te ekipit me te cilat kaluam shume sfida dhe arritem jo pak . Pavaresisht rrethanave mbeshtetja ime nuk do i mungoje asnjehere!