Borussia Dortmund ka shkëlqyer në fitoren 5-1 ndaj Hannover në Signal Iduna.

Kryesuesit e Bundesliga-s nuk e kanë pasur të vështirë të shtypnin vendin e parafundit në renditje.

Pas golit të Hakimi-t në pjesën e parë, Reus, Gotze, Guerreiro dhe Witsel kanë shkatërruar miqtë në 45 minutat e dyta.

Kjo është hera e parë që pas 19 janarit të vitit 2013 që Gotze dhe Reus kanë shënuar në të njëjtën ndeshje të Bundesliga-s.

Ndërkohë Bakalorz ka shënuar golin e nderit për vizitorët. Me këtë fitore Dortmund shkon në kuotën e 48 pikëve, nëntë më shumë se vendi i dytë Borussia Munchengladbach.

Me 48 pikë nga 19 ndeshjet e para, BVB është duke luajtur sezonin më të mirë të historisë së klubit./telesport/