Dortmundi ka vazhduar me formën e dobët në Bundesligë, duke pësuar sot në shtëpi ndaj Werder Bremenit, përderisa Bayerni ka shënuar fitore minimale ndaj Eintracht Frankfurtit.Rezultati përfundimtar i takimit Dortmund – Werder ishte 1 me 2.Mysafirët kaluan të parët në epërsi përmes Eggesteinit, i cili shënoi në minuan e 26. Në pjesën e dytë Dortmundi barazoi shifrat përmes Aubameyangut, që shënoi pas asistimit nga Kagawa në minutën e 57.

Por, mysafirët u kundërpërgjigjën edhe njëherë duke rikthyer epërsinë përmes Gebre Selassiet, që shënoi në minutën e 65.Dortmundi, që nuk di për fitore në pesë ndeshjet e fundit në Bundesligë, mban vendin e shtatë me 22 pikë, përderisa Werderi në vendin e 16 ka 14 pikë.Në takimin tjetër kampioni gjerman fitoi me rezultat prej 0-1, me golin e shënuar nga Vidal në minutën e 20 pas asistimit nga Kimmich. Bayerni është në krye të tabelës me 32 pikë, kurse Frankfurti në vendin e 9 ka 22 pikë.