Bylisi ka arritur të fitojë trofeun e Kategorisë së Parë, duke mundur në finale shkodranët e Vllaznisë. Skuadra ballshiote ka ditur të reagojë mirë edhe pse kishte pësuar gol e para, duke përmbysur gjithçka në pjesën e dytë.
Në përfundim të ndeshjes, për “RTSH Sport” ka folur trajneri serb i Bylisit, Veljko Dovedan. Trajneri që arriti të ngjiste ballshiotët në Superiore këtë sezon, u shpreh se skuadra e tij është e gatshme për aventurën në Superiore.
“Ne jemi ekip që luajmë shpejt dhe bëjmë futboll model. Në Superiore duhet të bëjmë më mirë, të bëjmë më shumë presion dhe të luajmë më shpejt.
Nuk kërkon shumë Bylisi pasi ekipi është gati pasi ka lojtarë që futen direkt në skuadër. Unë punoj gjithmonë për tifozët e ekipit.
Futbolli shqiptar? E respektoj futbollin këtu kurse në Superiore ka 4-5 ekipe serioze. Superiorja është më e vështirë sesa Kategoria e Parë”, tha Dovedan. /VipSport/