Pas ndeshjes ndaj Skënderbeut, trajneri i Bylisit, Veljko Dovedan në prononcimin për Supersport theksoi se i duhet të mendojë të ardhmen e tij pasi nuk mund të punoj në kushte të vështira dhe se do flasë me presidentin Kapllanaj. Sakaq, trajneri kërkonte që penalltia të anulohej ashtu si ndodhi javën e kaluar ndaj tyre.
“Mendoj që ekipi nuk është ai që ka qenë. Kemi probleme psikologjike, por kjo duhet rregulluar dhe parë me shumë seriozitet. Gjesti i Kapllanaj? Ka qenë thirrje që të rrinim në fushë në shenjë proteste për penalltinë, por me pamjet pas ndeshjes më është dukur se nuk ishte penallti. Na u hoq penalltia me mini VAR, mendoj se edhe sot duhej të ishte vepruar ashtu me ne.
E kam kërkuar edhe me lojtarët që pavarësisht gjërave, duhet të rikthehemi te loja jonë. I kam thënë lojtarëve të mos merren me gjyqtarin, por duhen kuptuar edhe futbollistët dhe dashur pa dashur reagon.
Do kem një bisedë shumë serioze me presidentin sepse e kam të vështirë të punoj në këto kushte. Pa kësaj penalltie e kam të vështirë të punoj. Dhe të jap më të mirën. E ardhmja ime vendoste nga një takim kokë më kokë me trajnerin”, tha Dovedan./vipsport/