Trajneri Veljko Dovedan pas ndeshjes në Durrës analizon sfidën e sotme dhe thekson se me këta lojtarë që ka është e vështirë…Në “gol pas goli” trajneri i ballshiotëve ka pohuar: “Është normale që kam frikë rënien. Rasti i Antoni? Këta lojtarë kemi. Ata po luajnë, nuk mund të shënojnë, nuk kemi çfarë të bëjmë.”

“Ndeshjen e kemi humbur në minutën e 45-të. Nëse do të shënonim 1-1, golin e dytë e pësuam si cirk, e pastaj kur ndeshja shkoi 2-0 e humbëm sfidën.”

“Të gjitha ndeshjet që kemi, po mundohemi të marrim pikë dhe të gjitha janë problem. Nuk po kuptoj se çfarë kanë pësuar sot lojtarët, me Tiranën luajtëm mirë.

Këta lojtarë kemi në Superiore, nuk kemi se çfarë të bëjmë”, – tha trajneri Dovedan pas ndeshjes në Durrës.