Bylisi barazoi në transfertë ndaj Flamurtarit me rezultatin 2-2. Trajneri i skuadrës ballshiote, Dovedan, u shpreh tepër i zhgënjyer nga paraqitja e lojtarëve të tij, sidomos në 10 minutat e fundit, teksa ia vuri fajin edhe mungesave për mungesën e triumfit në përballjen e sotme.
“Çfarë mund të them kur marrim golat që vijnë nga hiçi. Golat ia kemi dhuruar kundërshtarit. Më vjen shumë keq, nuk kam çfarë them për ndeshjen e sotme.
Ka qenë shumë e vështirë. Kur ktheja kokën mbrapa nuk dija kë të fusja. Mungesat bëjnë të vetën. Nuk kisha çfarë ndërrime të bëja.
Na kanë kushtuar shumë mungesat e lojtarëve, kështu siç shkoi loja jam i kënaqur me një pikë, edhe mund të ishim mundur. Jemi treguar të papërgjegjshëm në fushën e lojës. Edhe mund të kishim humbur.
Po ta marrësh 10 minutëshin e fundit të ndeshjes, nuk kemi bërë 2-3 pasime. Ishte një 10-minutësh për t’u harruar.
Minimalisht duhet të marrim 3 lojtarë të rinj në merkaton e janarit. Më pas do të vazhdojmë punën se na pret një garë shumë e gjatë. Në çdo repart na duhen lojtarë që të bëjnë diferencën dhe të risin kualitetin”, u shpreh Dovedan.