Një ngjarje e rëndë ka ndodhur te skuadra e Dinamo Zagreb-it me protagonist shqiptarin Amir Rrahmani.

Mbrojtësi ishte duke shkaktuar tragjedi, pasi goditi shokun e tij të ekipit me top në fyt dhe e la pa ndjenja.

Lojtari i Përfaqësueses së Kosovës në nxehje me skuadrën e tij lëshoi një top që i ra bashkëlojtarit Borna Sosa në fyt dhe e la pa frymë.

Futbollisti i ri kroat ra direkt në tokë dhe vetëm ndërhyrja e lojtarëve të tjerë e shpëtoi.

Ishte shqiptari tjetër Arijan Ademi që u hodh direkt te 20-vjeçari dhe i kapi gjuhën që të mos e gëlltiste.

Më pas, stafi mjekësor mbërriti te 20-vjeçar dhe e shpëtoi. Në një prononcim të tij për mediet kroate, Sosa tregon se si përfundoi pa ndjenja.

“Fillimisht, falënderoi Zotin që shkoi gjithçka mirë. Ne ishim në nxehje dhe filluam si zakonisht duke rritur ritmin.

Rrahmani tentoi një diagonale të fortë, por humbi shënjestrën dhe topi më përfundoi në fyt. Po ecja avash, ishte e pabesueshme që topi më goditi vërtetë.

Humba ndjenjat se isha i pavetëdijshëm, për një farë kohe. Më tej, kur ndërgjegjja u kthye, unë nuk mund të merrja frymë, ajri nuk hynte në mushkëri.

Arijan Ademi u hodh direkt te unë, më nxori gjuhën që të mos mbyten. Erdhi stafi mjekësor më kapi gjuhën dhe më sollën në një pozicion të caktuar. Ata më përsërisin se duhej të qetësohesha.

Isha i shqetësuar, pasi nuk mund të merrja frymë në ato momente, por më pas ajri hyri në trupin tim. Ishte e tmerrshme, pasi çdo qelizë e trupit po kërkonte ajër”, – tregoi talenti 20-vjeçar.

Ai flet dhe për mbrojtësin Rrahmani. “Ishte i frikësuar, pasi gjendja ime nuk ishte e mirë. Nuk kam dëgjuar asnjë rast të tillë, jam ndodhta i vetmi futbollist që i ka shkuar topi në fyt. Nuk kam lexuar asnjëherë për një rast të tillë”. /EDS/