Një ndër grupet më të çmendura të Botërorit dhe i mbushur me llogari deri në sekondat e fundit është mbyllur sonte në Katar. Në fakt, deri në minutat e fundit, sekondat e fundit, gjithçka ishte e hapur për vendin e dytë në grup pasi Argjentina e siguroi duke shënuar dy gola ndaj Polonisë që më pas mendoi vetëm të mbrohej…

Por, të bëjmë rregull. Në këtë sfidë, mbërrinin 4 skuadra që luanin për gjithçka dhe që nuk ishte vendosur asgjë. Në fakt, Argjentina kishte 3 pikë, Arabia kishte 3 pikë, ndërsa Polonia 4 pikë dhe Meksika 1 pikë. Pikërisht këtu ndodh e pabesueshmja…

Në fakt, Argjentina do të fitojë 2-0 ndaj Polonisë së Leëandoëskit dhe pikërisht për këtë arsye do të marrë kreun e grupit me 6 pikë të plota (dy gola të shënuar nga Mac Allister dhe Alvareëz) Ndërkohë Polonia mbrohet për të mos pësuar të tretin…

Në ndeshjen tjetër, Meksika pas një pjese të parë pa gola, hidhet totalisht në sulm sepse e di që nëse fiton me 3 gola diferencë do të kalojë.

Shënon shpejt dy gola dhe më pas i anulohen dy të tjerë. Me kartonë të verdhë më shumë, eliminohet Meksika dhe Polonia del e dyta. Kështu, Meksika hidhet përpara pasi ka mbaruar edhe Argjentinë-Poloni 2-0 por në fund Arabia Saudite shënon golin dramatik që dënon përfundimisht Meksikën më vendin e tretë në grup…