Shtylla e mallkuar… Nëse Ernest Muçi në minutën e 59-të do ta kishte çuar në rrjetë atë top diagonal që iu përplas portierit në trup dhe më pas i erdhi në ndihmë shtylla pingule, tani do të kishim një festë kombëtare. Por jo, këshillat e Gvozdenoviçit për të sulmuar nga ajri u bënë punë serbëve.
Tirana u eliminua nga Crvena Zvezda pasi humbi me rezultatin 1-0. Kampionët e Shqipërisë ikin me kokën lart nga Champions, sepse luajtën si të barabartë me një kundërshtar që ka 20-fishin e buxhtetit të tyre.
Keqardhje e madhe, por futbolli është i pamëshirshëm. Nuk mund të krijosh aq shumë raste ndaj një skuadre më të madhe dhe të shpërdorosh një rast tjetër si ai i Kobinasë. Është ligji i pamëshirshëm: kur nuk shënon, do ta pësosh.
E megjithatë, Tirana na bëri krenarë, sepse luajti me zemër në fushë dhe dha gjithçka nga vetja. Nuk e deshi fati as në minutën e 93-të, kur topi shkon pranë vijës fatale të porëts serbe, por serbët arrijnë të largojnë. Tani duhet të fokusohet te Liga e Europës, pasi bardheblutë kanë shansin që të luajnë në turin e tretë. Kundërshtarin do ta mësojnë pas shortit që hidhet më 1 shtator.
FT: TIRANA-CRVENA ZVEZDA 0-1
Tomane 61′