Kanë përfunduar ndeshjet e Champions League midis, Real Madrid – Clube Brugge (2-2) dhe Atalanta-Shkahtar Dontesk (1-2).

Madrilenët u shokuan në pjesën e parë nga belgët, ku e panë veten në disavantazhin e dy golave të Dennis në minutën e 9 dhe 39′. Në pjesën e dytë Zidane ndryshoi gjithçka nga loja e tij, duke bërë dy zëvendësime të shpejta. Aerola zuri vendin e Courtois ndërsa Marcelo të Nacho. Madrilenët rihapën lojën me golin e kapitenit Ramos në minutën e 55, ndërsa barazuan në të 85 me Casemiro.

Ndeshja tjetër e Champions League ishte midis Atalantës dhe Shakhtar Donetsk e cila përfundoi me rezultatin 1-2. Ekipi Italian dështoi përsëri për të marrë një rezultat pozitiv duke u mundur në shtëpi nga ukrainasit. Ilicic humbi penalltinë në minutën e 16 ndërsa serinë e golave e hapi Zapata I cili kaloi në avantazh Atalantën në minutën e 28. Shakhtar ka barazuar në minutën e 41′ të pjesën se parë me Moraes, ndërsa përmbysën gjithçka në minutën e fundit me Solomon.

Real Madrid – Club Brugge 2 – 2

Atalanta – Shakhtar Donetsk 1-2