Ndeshja e rradhes per kampionat, ajo ne mes Vllaznise dhe Teutes, ka qene nje “drame” e vertete per shkodranet. Ato e kane pare veten te fituar ne shtese, por nje trepikesh i Brown ne sekonden e fundit, u ka ngrire buzeqeshjen ne buze atyre sepse Teuta ka fituar 89-88
Ekipi i drejtuar nga Plantak e nis mirë takimin, teksa periodën e parë e mbyll me shifrat 27 – 24. Në të dytën, basketbollistët shkodranë bëjnë disa gabime dhe për rrjedhojë e mbyllin në humbje pjesën e parë 41 – 50.
Vllaznia mundohet të dalë në lojën e saj në periodën e tretë, por përsëri nuk arrin të ngushtojë shifrat, duke mbyllur këtë periodë në rezultatin 58 – 68. Por, emocionet do të shtoheshin në periodën e katërt, aty ku Vllaznia barazon gjithcka dhe perioda e katërt mbyllet në fund me shifrat 84 – 84, fale dy pikeve te shenuar nga gjuajtjet e lira prej Howard.
5 minutat shtesë prodhojnë emocione në pallatin e sportit “Qazim Dervishi”. Vllaznia është më e qetë dhe kalon përsëri në avantazh. Madje, më 3 sekondat e fundit është në avantazh të dy pikëve, por kur dukej se takimi po shkonte drejt fundit, Brown i Teutës shënon një 3 pikësh dhe i jep fitoren durrsakëve 88 – 89.
Gabim i shkodraneve qe e menduan ndeshjen te fituar, apo merite e amerikanet te Teutes, kjo pak rendesi ka sepse tashme asgje nuk mund te ndryshoje. Vllaznia e humbet edhe kete ndeshje, ndonese nuk e meritoi ne fakt ate.