Ballkani i ka dhënë lamtumirën në këtë edicion Ligës së Kampioneve që në raundin e parë të turneut, duke u eliminuar në mënyrë të pabesueshme me penallti nga një skuadër e cila asnjëherë më parë nuk kishte fituar një ndeshje në aktivitetet ndërkombëtare, UE Santa Koloma e Andorrës.
Kampionët e Kosovës kishin fituar me shifrat 2-1 në transfertë ndeshjen e parë dhe dukej se do ta kishin të lehtë të kalonin në turin tjetër të këtij turneu. Por në ndeshjen e luajtur sot në Podujevë, gjithçka u shpërbë pas kartonit të kuq të Adetunxhi në pjesën e parë të sfidës, që la Ballkanin me 10 lojtarë.
Ekipi mik mori zemër dhe kërkoi me ngulm golin, të cilën e gjeti në minutën shtesë të takimit, direkt nga një goditje këndi.
Ndeshja shkoi me shtesa dhe aty skuadra nga Andorra shënoi një tjetër gol që afroi eliminimin e Ballkanit, por Hamidi vendosi hapi përsëri kualifikimin me golin e tij. Kështu, sfida shkoi te penalltitë ku gabimet e Emerllahut dhe Thaqit bënë që të shpërthente festa e ekipit mik, që regjistroi fitoren e parë historike në Europë, duke kaluar turin në Ligën e Kampioneve.
Tanimë për Ballkanin rrugëtimi vazhdon në Ligën e Konferencës ku do të ndeshet me humbësen e duelit mes Hamrun dhe Red Imps.
BALLKANI-SANTA KOLOMA 1-2
109′ Hamidi / 90’+2’ Mohedano, 102′ De Hesus
PENALLTITE 5-6
Gjuan Thaqi, pret portieri. Ballkani-Santa Koloma 5-6
Gjuan Luç, shënon. Ballkani-Santa Koloma 5-6
Gjuan Abedini, shënon. Ballkani-Santa Koloma 5-5
Gjuan Tejado, shënon. Ballkani-Santa Koloma 4-5
Gjuan Potoku, shënon. Ballkani-Santa Koloma 4-4
Gjuan Virgili, pret Koliçi. Ballkani-Santa Koloma 3-4
Gjuan Ajzaj, shënon. Ballkani-Santa Koloma 3-4
Gjuan De Hesus, shënon. Ballkani-Santa Koloma 2-4
Gjuan Hamidi, shënon. Ballkani-Santa Koloma 2-3
Gjuan Sifuentes, shënon. Ballkani-Santa Koloma 1-3
Gjuan Dulaj, shënon. Ballkani-Santa Koloma 1-2
Gjuan El Gzaui, shënon. Ballkani-Santa Koloma 0-2
Gjuan Emerllahu, shtyllë. Ballkani-Santa Koloma 0-1
Gjuan Garcia, shënon. Ballkani-Santa Koloma 0-1