Pas 57 vitesh, Vllaznia zbret nga kategoria Superiore e futbollit shqiptar. Ky është verdikti I kampionatit të sezonit 2017-2018 që është mbyllur pasditen e së mërkurës.

Ndonëse ata kanë fituar në ndeshjen e fundit me rezultatin e thellë 5-1 në Korçë ndaj Skënderbeut, ajo nuk I ka bërë efekt sepse kundërshtari I saj kryesor- Kamza, ka fituar ndaj Partizanit.

Fitore kjo që sfumonte suksesin e kuqebluve dhe në këtë mënyrë, çdo gjë ka marrë fund për ekipin shkodran.

Ai bëri detyrën e tij, duke fituar me diferencë prej 4 golash, aq sa I duhej ndaj korçarëve.

Në pjesën e parë janë shënuar dy gola. Fillimisht nga Sukaj me 11-metërsh dhe më pas nga Kalaja.

Në fillimin e pjesës së dytë ka qenë Gripshi që ngushtoi shifrat për korçarët por vetëm kaq.

Vllaznia u rikthye të shënojë sërish, me anë të Çinarit dy herë dhe Malotës. Përfundimisht 5-1 për të por ajo nuk I ka vlejtur asgjë sepse Kamza ka fituar 1-0 ndaj Partizanit dhe kësisoj janë shkodranët që bien nga kategoria.

Vllaznia kësisoj e mbyll me turp këtë kampionat dhe natyrisht që duhen nxjerrë shkaqet dhe përgjegjësitë që çuan në këtë dështim total.

Në këtë rënie të skuadrës shkodrane përveç gabimeve të saj, natyrisht që do të mbahet mend edhe lëshimi që Partizani I ka bërë në ndeshjen më të rëndësishme të kampionatit ekipit të Kamzës.

Kuqeblutë normalisht që do të rikthehen shumë shpejt në Superligë dhe të kuqtë duhet ta kenë të qartë këtë gjë.

Megjithatë, ajo çfarë duhet thënë në këto momente është se ky është një dështim I madh I Vllaznisë.
www.shkodrasport.com