Jemi 1 javë para startit të Kategorisë Superiore. Më 18 gusht ekipet do të zbresin në fushë për të nisur një kampionar të fortë dhe të luftuar.

Egnatia që është kampionia në fuqi, këtë rrugëtim e nis kundër Dinamos. Rrogozhinasit kërkojnë të mbrojnë titullin dhe tashmë kërkohet edhe mbështetja e tifozëve.

Ekipi i Edlir Tetovës është më shumë se kurrë gati për një tjetër kapitull në histori, teksa ndaj dinamovitëve do të luajnë në “Elbasan Arena” në orën 20:00.

Tifozët priten të jenë të shumtë, ndërsa do të organizohen për këtë transfertë, me detajen që do të zbulohen në ditët e ardhshme.