Merkato e janarit tashmë është zyrtarisht e hapur dhe lëvizjet e futbollistëve do ndodhin nga çasti në çast për çdo futbollist. Një nga emrat e futbollistëv e shkodranë që pritet të ndryshojnë ambient në këtë merkato dimërore është edhe Antonio Marku. Ish-mbrojtësi i Vllaznisë duket se ka mbyllur bashkëpunimin me ekipin e Vellaznimit në Kosovë.
Mëngjërashi pas më shumë se dy sezoneve të kaluara në Gjakovë me skuadrën e njohur, tashmë do ndërrojë skuadër. Pavarësisht se drejtuesit kuqezi apo edhe tifozët kanë këmbëngulur që ky bashkëpunim të vijojë, duket se Marku nuk është bindur totalisht nga ambiciet apo edhe objektivat që ka klubit, që për momentin ndodhet në një situatë të vështirë.
Interesi për ish-futbollistin e Dinamos apo edhe Laçit ka qenë shumë i madh në futbollin tonë, por Marku me shumë siguri do e vijojë karrierën e tij sërish në Kosovë. E kjo për të luajtur edhe për një skuadër të Superiores në Kosovë siç është Malisheva.
Drejtuesit e klubit janë të bindur nga aftësitë e 30-vjeçarit dhe finalizimi i marrëveshjes duket shumë pranë. Marku do qëndrojë për të katërtin sezon rradhazi në futbollin kosovar, ku tashmë është një emër që ka lënë shije të mirë për këdo.
Malisheva momentalisht ndodhet në vendin e 8-të në Superioren e Kosovës, me 19 pikë të mbledhura deri më tani. Duke qenë kështu vetëm 1 pikë pas Drenicës në vendin e 7-të, pozicion që shpëton edhe nga zona e ‘play-out’ në fundin e sezonit.
Endri ÇINARI