Kristal Abazaj është drejt largimit nga Anderlehti dhe me shumë gjasa skuadra e tij e re do të jetë Lokereni, që ka shfaqur interes për shërbimet e tij. Megjithatë, futbollisti i kombëtares sonë ka zbritur në fushë për ekipin e dytë të Anderlehtit.

Abazaj e ka nisur takimin si titullar ndaj Tubizes, ndeshje që përfundoi 3-3. Shumë shpejt pritet të mësohet edhe e ardhmja e sulmuesit. Gjasat janë që ai të huazohet dhe jo të shitet përfundimisht.