Arrestimet e fundit të ndodhura gjatë këtij muaji në vendin tonë, përveç shumë të tjerëve kanë prekur edhe sportin. Fillimisht ishte trajneri i kombëtares së futbollit të femrave Armir Grima të cilit iu vunë prangat.
Më pas, ish- kampionit të botës në mundje Elis Guri ndërsa para pak ditësh mësohet se është arrestuar edhe një tjetër njeri i sportit. Këtë herë bëhet fjalë për një arbitër futbolli- Paulin Simoni.
Lezhjani ka qenë pjesë e arrestimeve të grupit kriminal të ish-deputetit të Lezhës Arben Ndoka. Simoni është një arbitër i njohur sepse prej disa vitesh drejton si asistent edhe në Superligë përkrah dy lezhjanëve të tjerë Eldorian Hamiti dhe Ridiger Çokaj.
Padyshim që lajme të tilla shqetësojnë edhe botën e sportit. Kuptohet që ende nuk është vërtetuar asnjë akuzë ndaj tyre dhe arrestimet në përgjithësi janë zhvilluar vetëm prej telefonatave të përgjuara dhe natyrisht që shpresojmë se ata të shpallen të pafajshëm.
Pak kohe me pare, te njejtin fat pati edhe futbollisti Renato Malota, i cili duket se po shpallet i pafajshem ne kete mes dhe kjo do te ishte diçka e mire per te gjithe keta pjestare te sportit. Vendi i tyre nuk është në qeli por tek sporti sepse prej tij njihen.
© shkodrasport.com