Dy ditët e fundit përveç ndryshime në pankinën e Vllaznisë, shoqëruar me largimin e Gjokës dhe emërimin e Krajës në krye të saj, është përfolur edhe për një lëvizje tjetër.
Emërimin e një drejtori të ri teknik të këtij klubi. Emri që u përfol ka qenë ai i Alban Nezirit, i cili mban këtë post tek Akademia Vllaznia.
Në fakt, ka kohë që përflitet një gjë e tillë që pas largimit të Eugent Zekës.
Dhe së fundmi, meqë pati lëvizje në pankinë, u përfol për një lëvizje edhe tek ky funksioni tjetër në klub.
I pyetur në lidhje me një emërim të mundshëm të Alban Nezirit si drejtor teknik, administratori Gjyrezi është shprehur:
“Sot jemi në stërvitje me ekipin e parë. Sa për çështjen e drejtorit teknik, të përfundojë njëherë kampionati dhe pastaj do të vendosim për të dhe për shumë gjëra të tjera”.
Me një përgjigje të tillë, sigurisht që i mbyllet dera një tjetër ndryshimi në strukturën e klubit shkodran.
Natyrisht vetëm për pak kohë sepse sezoni po përfundon dhe tek Vllaznia mund të ndodhin shumë gjëra.
© shkodrasport.com