Beselidhja ne basketboll per meshkuj e ka fituar edhe ndeshjen e dyte finale ndaj Tiranes dhe eshte shume prane shpalljes kampione e Shqiperise. Nje gje e tille sigurisht qe nuk i ka pelqyer kundershtarit qe permes reagimeve aspak te pershtatshme eshte munduar te fajesoje arbitrat dhe palet e tjera per kete gje.
Drejtoresha e klubit Tirana Deborah Keçi ka dhene nje prononcim per mediat ku eshte shprehur: “Jam shume e kenaqur nga loja e djemve te cilet kane sakrifikuar me shume sesa duhet duke perballuar jo vetem kundershtarin, por edhe arbitrimin.
Kjo ka sjelle nje nervozisem ne rradhet e tyre sepse shohim nje rezultat te paracaktuar. Shohim se gjithçka po paracaktohet se cila skuader do te jete kampione e Shqiperise. Dhe kjo nuk po ndodh ne keto finale, por pergjate gjithe kampionatit”.
Nderkohe i menjehershem ka qene reagimi i trajnerit Afrim Bilali. Shkodrani qe drejton ne pankinen lezhjane eshte shprehur: “Drejtuesit e Tiranes mund te thone çfare te duan. Jane aludime te tyre dhe nese kane prova, le t’i shfaqin.
Keto dyshime i humbin bukurine ketyre finaleve. Nese jane te bindur se paracaktohen, te mos dalin fare ne fushe ne ndeshjen e trete dhe kaq. Eshte shume e thjeshte”./SHKODRA-SPORT.COM/