Në pesë ndeshjet miqësore që ka zhvilluar, Vllaznia ka shënuar 5 gola. Mesatarja në pamje të parë prej një goli në ndeshje është e kënaqshme por kur ke parasysh që disa prej kundërshtarëve kanë qenë të një niveli më të dobët, atëherë kjo tregon se skuadra ka një problem në manovrën sulmuese.

Këtë e pranon edhe vetë drejtori sportiv i klubit shkodran Matko Djarmari që duke u ndalur tek ndeshja e djeshme me Pogradecin, ka evidentuar pikërisht këtë fakt, mungesën e golit. Këtë e ka bërë të qartë në një prononcim të dhënë për mediat, kur është shprehur:

“Në pjesën e parë të ndeshjes me Pogradecin kemi treguar shumë cilësi, por prapë, mungesa e golit ndikoi. Ne po punojmë edhe për këtë pjesë sepse krijojmë raste shënimi të pastra por nuk shënojmë dot gol. Pra, në fazën e sulmit kemi aktualisht problemin tonë më të madh”.

Sponsori Xhaferi e ka deklaruar se merkatoja e Vllaznisë është ende e hapur dhe këtë e pranon edhe drejtori Djarmari i cili po ashtu ka theksuar edhe vështirësitë e mëdha për të gjetur një sulmues cilësor e për këtë ka shtuar:

“Po, jemi në pritje të një sulmuesi. Kemi problem sjelljen e një sulmuesit të mirëfilltë. Ka ditë që edhe leku nuk është problem për të sjellë një lojtar të mirë dhe për ta bindur atë. Problemi kryesor është se për të sjellë një sulmues nga një shtet europian në Shqipëri, është shumë e vështirë aktualisht dhe prandaj kemi mbetur këtu ku jemi
www.shkodrasport.com