Vllaznia tashme eshte plotesuar ne organike. Pas drejtorit sportiv, nga sot edhe zyrtarisht skuadra ka edhe stafin e saj teknik i cili ka nisur menjehere nga puna per plotesimin e saj me lojtaret e duhur.
Ka qenë drejtori sportiv Matko Djarmati ai që ka marrë i pari fjalën në ceremoninë e organizuar në sallën e konferencave të stadiumit “Loro Boriçi” teksa ka shpjeguar edhe arsyet e kësaj përzgjedhje.
“Siç ju kemi lajmëruar edhe dje, sot do të prezantojmë trajnerin e ri të Vllaznisë dhe stafin me të cilin ai do të punojë. Ai është gjermano- kroati Thomas Brdariç, një emër shumë i njohur besoj për të gjithë ata që e njohin futbollin sepse e dinë prej nga ka ardhur ai dhe me cilat ekipe ka luajtur në Bundesligë apo dhe me eksperiencat e tij si drejtor teknik e trajner.
Ndihmës i tij do të jetë sërish Safet Osja të cilin e njohin e gjithë, trajner portierësh do të jetë Ideal Lekiqi. Pjesa më e re ndërkohë është Elvis Plori që do të jetë krahu i djathtë i trajnerit sepse është një njohës i mirë i futbollit shqiptar.
Njëkohësisht do të merret mendimi i tij edhe për lojtarët që do të sjellim në skuadër. Do të jetë një ndihmë e madhe edhe për mua në situatën ku ndodhemi”- ka thënë Djarmati.
www.shkodrasport.com