Vllaznia u mposht në shtëpi nga Tirana me rezultatin 1-2. Një humbje nga skuadra shkodrane ka bërë që kampionati të rihapet akoma më shumë. I ftuar në emsionin “Procesi Sportiv”, drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati u shpreh:
“Kam një jetë me sport dhe jam mësuar me luhatjet, ngritjet dhe zbritjet. Po bëjmë shumë analizë sesi do të dalim nga kjo situatë. Por kundërshtarët japin 120% ndaj nesh pasi jemi ekip për tu mundur dhe nuk jemi më surprizë.
Tanimë nuk jemi më surpriza e kampionatit. Jemi ekip për titull kampion dhe për Europën. Nuk kemi probleme financiare deri tani, klubi na ka mbështetur në çdo lëvizje sot kemi qenë në takim me Xhaferin për dy orë.
Vazhdoi të jepte besimin e plotë për ne dhe dëshirën që ta marrë Vllazninë, por ankandi është i hapur dhe do të shihet se kush do të japi ofertën më të mirë. Kemi logjikuar edhe për një psikolog për ekipin, por për momentin e kemi hequr si mundësi pasi është Brdariç që po e bën psikologun.
Ka njerëz që vijnë në dhomat e zhveshjes, tifozë, që japin lekë për lojtarët në bazë të dëshirës së tyre dha pa interes. Si në rastin pas Partizanit në Elbasan, me tifozë që nxjerrin lekë nga xhepi i tyre për lojtarët tanë dhe duhet t’i falenderojmë shumë”, ka thënë Djarmati. /Sport Ekspres/