Përpjekjet e drejtuesve të Vllaznisë për të plotësuar ekipin me lojtarët e duhur vazhdojnë dhe pasditen e së hënës ata kanë firmosur edhe me sulmuesin Ismael Dunga, një lojtar ky që vetëm një muaj më parë u shpall kampion me Tiranën.
Por për drejtorin sportiv Matko Djarmati, pavarësisht ardhjes së Dungës, tek skuadra shkodrane janë në pritje edhe të ndonjë sulmuesi tjetër. Një deklaratë të tillë, drejtori kroat i kuqebluve e ka bërë nga Bilishti, qytet ku Vllaznia është duke zhvilluar fazën më intensive të përgatitjeve për sezonin e ri.
“Jemi duke punuar shume ne kete drejtim. Po synojme te gjejme edhe nje lojtar tjeter cilesor dhe po shohim te gjithe opsionet e mundshme si brenda ashtu edhe jashte vendit. Nuk eshte e lehte t’i bindim lojtaret te vijne tek Vllaznia, ndoshta edhe per ecurine jo te mire ne kampionatet e kaluara por edhe ngaqe ajo çfare i ofrojme ne nuk eshte ne shifra te larta sepse qendrojme me kembe ne toke. Por kam besim se do t’i gjejme lojtaret e duhur”- ka thene Djarmati.
Ndërkohë i pyetur në lidhje me objektivat që do të ketë Vllaznia në sezonin e ri, drejtori Djarmati është shprehur: “Une kam ardhur tek Vllaznia ngaqe ka ardhur edhe sponsori sepse ndryshe nuk do te isha ketu. Kam qene optimist se do te kapim Kupat e Europes ne fund te sezonit dhe pavaresisht se ende presim lojtare, serish jam optimist”.