Tek Dinamo jane duke kaluar nje moment shume te mire dhe nje merite per kete klime rezultatesh pozitive te krijuar, ka padyshim edhe drejtori sportiv Haris Fakiç. Ai erdhi veren e kaluar tek kjo skuader pas eksperiencave te kaluara tek Skenderbeu dhe Ballkani.
Nje nje interviste te dhene se fundi per median e shkruar, Fakiç eshte ndalur edhe tek ndeshja e se henes ndaj Vllaznise, te cilen ai e vlereson maksimalisht dhe per kete eshte shprehur:
“Ndeshja me Vllazninë është një test i bukur për ne. Po ashtu, është një mundësi e mirë që të tregojmë forcën tonë dhe që nuk jemi rastësisht në vend të katërt. Vllaznia është kundërshtari më në formë për momentin në kampionat dhe episodet do të vendosin kush fiton të hënën. E presim shumë të motivuar këtë ndeshje.
Kjo sfidë na jep mundësinë që t’i tregojmë opinionit sportiv se jo rastësisht jemi sot këtu ku jemi në renditje. Sigurisht, kemi shumë respekt për kundërshtarin, që ka bërë mirë, sidomos kohët e fundit, por jemi edhe ne që kemi një ecuri pozitive, që shpresojmë të mos ndërpritet”.