Pavarësisht shumë dyshimeve të krijuara, drejtori i ri sportiv i Vllaznisë Engin Firat jo vetëm që ka mbërritur në Shkodër, por ka nisur edhe menjëherë nga puna.
Pasditen e sotme, i shoqëruar nga administratori Lici ai ka mbërritur në fushën sportive të Shtojit ku ekipi ka qenë duke bërë stërvitje dhe ka parë ndeshjen e kontrollit të zhvilluar brenda familjes.
Me një bllok në dorë, ka shkruar emrat e të gjithë futbollistëve që ishin në fushën e lojës dhe pozicionet e tyre dhe më pas, i ka vëzhguar me kujdes secilin prej tyre.
Duhet thënë se dyshja Lici- Firat nuk e ka parë deri në fund këtë ndeshje kontrolli. Mbase ai nuk ka mbetur i kënaqur nga ajo çfarë ka parë në fushën e lojës, por gjithsesi edhe ai e ka mësuar faktin se ekipi sapo ka nisur stërvitjen.
Drejtori i ri e ka mëse të qartë edhe nevojën ku duhet ndërhyrë në merkato dhe pritet të nisë menjëherë punën.
© shkodrasport.com