Ngjitja në Superligë për ekipin e Vllaznisë katër javë para fundit të kampionatit padiskutim që konsiderohet një arritje në klubin shkodran, pavarësisht se skuadra e tyre mori pjesë në kategorinë e parë megjithatë nuk ka qenë aspak e lehtë.

Jo më kot, turku Firat ka përgëzuar futbollistët për këtë arritje, megjithatë ka lëshuar edhe një sinjal për drejtuesin tjetër të klubit, administratorin Suad Lici.

Me një postim në faqen e tij në facebook, drejtori sportiv i Vllaznisë ka vënë renditjen aktuale të kampionatit dhe sipër saj shkruan: “Urime për lojtarët tanë. është koha të planifikojmë vitin e ardhshëm z.Lici!”

Në fakt kjo është mëse e drejtë se çfarë thotë drejtori i kuqebluve. Skuadra duhet të nisë ndërtimin e saj për sezonin e ri që në këto momente dhe kuptohet që planet duhen bërë sa më shpejt.

Padyshim duke filluar nga vetë Firat që duhet të ndërtojë planin sportiv për të përzgjedhur trajnerin dhe lojtarët që do të jenë pjesë e Vllaznisë në Superligë sezonin tjetër.
© shkodrasport.com