Drejtori sportiv i Vllaznisë, Armir Grima, pas ndeshjes ishte i revoltuar, pasi sipas tij gjyqtarët e kanë marrë në shënjestër ekipin shkodran. Duke folur per gazetarin Mejdan Zhivan, drejteperdrejte pas ndeshjes se djeshme me Partizanin me Radio- Tiranen, ai e ka argumentuar kete gje. Ndëshkimi  i trajnerit Canaj, për Grimën është padrejtësia e radhës që do të vijojë më gjatë. “Vllaznia po masakrohet sistematikisht nga gjyqtarët dhe ata e kanë shumë të lehtë që të na penalizojnë. Këtë gjë bëri edhe gjyqtari Cjapi, që ndëshkoi pa të drejtë trajnerin Canaj.

Trajnerët e tjerë bëjnë shumë herë më shumë ndaj gjyqtarëve, madje edhe i ofendojnë, por ata përdorin standard ndryshe. Ndërsa ndaj Vllaznisë e kanë bërë rrugë. Ajo që ndodhi dje mund të përshkallëzohet edhe më shumë, siç ka ndodhur më parë. Për sa i përket kualifikimit, gjithçka është e hapur dhe do të jetë ndeshja e dytë në “Loro Boriçi” ajo që do të vendosë se kush vijon në kupë. Më pëlqeu reagimi i skuadrës ndaj Partizanit, por reagimin e plotë e presim në kampionat ndaj Vllaznisë, takim i cili ka shumë vlera për ne”,- u shpreh drejtori sportiv i Vllaznisë pas ndeshjes së djeshme me Partizanin.