Pas përfundimit të Kupës së Shqipërisë, fundjavën e ardhshme do të nisë faza e dytë e kampionateve të basketbollit. Vllaznia e meshkujve do të presë në Shkodër ekipi kryesues aktual të kampionatit, “Goga Basket”. Një përballje që konsiderohet shumë e vështirë dhe për më tepër nisur nga pozicioni aktual ku ndodhet ekipi shkodran.

Objektivi i tij parësor padyshim që është largimi nga vendi i fundit i tabelës së renditjes. Megjithatë drejtori teknik i këtij ekipi Altin Halili, në një prononcim për mediat, është shprehur optimist për ecurinë e tij dhe madje ka thënë se Vllaznia me blerjet që ka bërë, duhet të pretendojë për më shumë në kampionat.

“Nese fillimisht deshtuam me dy nga tre blerjet e bera e kjo erdhi ngaqe nuk kishim ne dispozicion faktorin kohe, por kete here gjerat kane qene ndryshe. Te kater basketbollistet e ardhur, kemi patur mundesi t’i shohim dhe t’i testojme dhe pasi jemi bindur per to, kemi vendosur t’i marrim ne ekip.

Presidenti ka shpenzuar shume per te ndertuar nje ekip cilesor dhe mendoj se ka ardhur koha tashme te marrim frutet e ketij investimi te bere. Nuk mendoj se Vllaznia duhet te kenaqet vetem me qendrimin ne kategori, por duhet te pretendojme ndoshta per te marre edhe diçka me shume”- eshte shprehur Halili.

Vllaznia është paraqitur mirë në ndeshjen e Kupës ndaj Teutës dhe kuptohet që do të synojë që ta vazhdojë këtë ecuri edhe më tej dhe natyrisht që pritet kthesa e këtij ekipi, kuptohet edhe me mbështetjen e tifozërisë shkodrane.