Sfida e sotme ndaj Kamzes eshte sfida e sezonit per Vllaznine e basketbollit te meshkujve. Fitorja ne kete takim do t’i mbaje ato me shume gjasa ne Superliges, ndersa ne rast humbje ndodh e kunderta.
Ne kete aspekt, vleresimi eshte maksimal ne kampin shkodran dhe padyshim qe aty besojne tek fitorja. Duke folur ne prag te kesaj perballje, drejtori teknik Altin Halili eshte shprehur:
“E rëndësishme është që grupi ka marrë formatin e plotë dhe të huajt janë përshtatur shumë mirë në skuadër, kjo edhe falë punës së trajnerit Plantak, që për mua është një ndër trajnerët më të mirë në vendin tonë.
Loja në basketboll është një sport i vështirë, ku duhet të mbrohesh dhe të sulmosh. Rendimenti i lojtarëve në 40 minuta nuk është i plotë, prandaj është i rëndësishëm edhe stoli.
Padyshim që sfida ndaj Kamzës është një finale, sepse gabimi i secilës skuadër e rrezikon atë së tepërmi për të rënë nga kategoria. Ne besojme tek fitorja dhe me kete objektiv do te udhetojme ne kete transferte shume te rendesishme”.