Në fazën e 1/8-ave të Championsit, Atletiko do të përballet me Realin e Madridit. Pas hedhjes së shortit, për mediat ka dhënë prononcim drejtori i Atletiko, Karlos Busero.
“I rëndësishëm ishte kualifikimi. Nuk ka kundërshtarë të lehtë në këtë fazë. Shorti na vendosi kundër Realit dhe do të përballemi me ta.
Nuk kishim dyshime për Realin. Ata janë gjithmonë favorit në këtë kompeticion. Ata janë një nga më të mëdhenjtë në Evropë. Perceptimi nuk ka ndryshuar. Ndeshja e fundit gjithmonë ka rëndësi. Kjo duhet t’u ketë dhënë atyre besim. Do të shohim se si do të arrijmë atje.
E di që Diego (Simeone) mendon ndeshje pas ndeshje dhe ne të tjerët duhet të bëjmë të njëjtën gjë”, tha drejtori i Atletikos.