Drejtori i Barcelonës, Mateu Alemani, iu përgjigj interesit të mediave për mundësinë e rikthimit të Leo Mesit në klub.
Drejtuesi i Barçës u tregua i matur, por në të njëjtën kohë mjaft i qartë.
“E gjithë bota e di se çfarë përfaqëson Lionel Mesi për Barcelonën.
E dimë se çfarë do të thotë për historinë e futbollit dhe për klubin, por e ardhmja do të na tregojë se çfarë do të ndodhë me të.
Tani ai është një lojtar i PSG-së dhe duhet të tregojmë respekt”, tha Alemani.