Drejtori sportiv i klubit të Erzenit Astrit Hoxha reagoi ditën e sotme pas vendimit të fundit të Komisionit të Disiplinës që e pezulloi me 8 ndeshje për shkak të sjelljes së pahijshme ndaj zyrtarëve të takimit me Dinamon, ndeshje e cila u fitua nga ekipi shijakas me rezultatin 2-1.
Në një postim të klubit të Kategorisë së Parë në faqen zyrtare, Hoxha u bën thirrje tifozëve që të ruajnë qetësinë.
“Përshëndetje të gjithë qytetarëve të Shijakut dhe tifozëve te Erzenit.Sigurisht që jam shokuar kur u njoftova nga Komisioni i Disiplines për vendimet disiplinore që ishin marrë. Ne kemi nisur një rrugë të gjatë e të vështirë, por jo të pamundur.
Në cilësinë e drejtorit sportiv u bëj thirrje të gjithë tifozëve të ruajnë qetësinë dhe të perkrahin ekipin në këto momente të vështira psikologjike.Ne do të vazhdojmë rrugën tonë të palëkundur drejt objektivit.
Klubi në përfundim të kësaj ndeshjeje që është në prag të festave të vitit të ri po hidhet fuqishëm në merkato për arritjen e objektivit. I uroj të gjithë komunitetit shijakas: Gëzuar festat e fundviti! I uroj skuadres së Erzenit vetëm suksese! Forca Erzeni!
Me respekt, drejtori i përgjithshëm i sporteve
Astrit Hoxha”