Prej momentit kur u zyrtarizua se Masimiliano Alegri nuk do të ishte trajneri i Juventusit në sezonin e ardhshëm, çështja më e diskutueshme në opinion italian është se kush do të jetë pasuesi i tij. Të shumtë janë emrat që qarkullojnë, duke nisur nga ata italianë si Inzagi, Sarri apo edhe Guardiola.

Pikërisht, tekniku spanjoll është ai që ka bërë më shumë bujë. Mirëpo, së fundmi ka qenë vetë drejtori sportiv i Juventusit, Fabio Paratiçi ai që është shprehur se me Guardiolën nuk kanë pasur asnjë kontakt, pasi ish-trajneri i Barcelonës është nën kontratë me Mançester Sitin.

“Nuk kemi pasur kontakte dhe nuk kemi menduar të kemi, kjo sepse është një trajner nën kontratë. I kemi idetë e qarta dhe do të presim sa të mbarojnë kompeticionet për të ditur diçka më shumë pasi kështu na duket më korrekte, kjo nuk ka lidhje me Sarrin”, tha Paratiçi.
/vipsport/