Manchester United padyshim do të jetë aktiv këtë verë në merkato, por është tallur nga drejtori sportiv i Juventusit.Me largimin e Varane dhe pikëpyetjet për lojtarë si Maguire, Lindelof dhe Evans, United me siguri do të ketë nevojë për përforcime në qendrën e mbrojtjes nëse duan të mbyllin diferencën me ekipet kryesuese të Premier League.
Dhe, sipas La Gazetta Dello Sport, mbrojtësi i Juventus-it, Gleison Bremer është ndër objektivat e tyre. 27-vjeçari brazilian ka tetë gola në 82 ndeshje për “La Vecchia Signora” që kur iu bashkua klubit në vitin 2022, dhe së fundmi fitoi Kupën e Italisë pasi Juventus mposhti Atalantën.
Tani, drejtori sportiv i Juventusit e ka përshkruar Bremer si “të paprekshëm” dhe se vetëm një ofertë prej 100 milionë euro (86 milionë £) do ta tundonte palën italiane për ta shitur.
Ai tha: “Bremer, Vlahovic dhe Cambiaso janë të paprekshëm, për të tjerët mund të flasim. Këto janë vlerësime që do të jenë në dorën e trajnerit të ri duke qenë se aventura e Allegrit ka përfunduar.
“60 milionët e klauzolës nuk mjaftojnë, do të duheshin njëqind. Jam i bindur se ai do të qëndrojë në Torino: Juve do të luajë Champions League dhe Kupën e Botës për Klube, çfarë do të bënte ai tek United?”./telesport/