Drejtor ekzekutiv i Ligës Saudite, Omar Mugharbel, dha një intervistë për ‘FourFourTwo’ ku pranoi se prania e Kristiano Ronaldos e pasuron shumë konkurrencën.
“Nuk është sekret që Kristiano Ronaldo ka pasur një ndikim të madh në futbollin saudit, si në nivel kombëtar, ashtu edhe ndërkombëtar. Ai krijon shumë vlera, ai vazhdon ta bëjë këtë. Gjithçka që ka të bëjë me kohëzgjatjen e kontratës dhe rinovimin e saj është një çështje midis tij dhe Al Nasr.”
Ai ka folur edhe për Nejmarin ku lidhja me Al Hilal vlen edhe deri më 30 qershor 2025.
“Ashtu si Ronaldo, ky është një diskutim mes klubit dhe lojtarit. Edhe pse nuk ka luajtur, Nejmar ndiqet globalisht, duke qenë shumë aktiv nga pikëpamja e komunitetit. Ai krijon shumë vlera për kampionatin, por e ardhmja varet nga ai dhe nga Al Hilal”, përfundoi ai.