PSG nuk i ka bërë një start të mirë këtij sezoni jo vetëm në Champions League, por edhe në kampionat, aty ku më parë nuk kanë pasur shumë vështirësi për t’u shkëputur në krye. Këto rezultatet negative kanë vënë në dyshim të ardhmen e trajnerit Tomas Tuhel, i cili ndjen presionin nga Alegri, por në listë është edhe Mauricio Poçetino.
Drejtori sportiv i francezëve, Leonardo shprehet se pankina e PSG është një ambicie për shumë trajnerë, ndërsa thekson se për Krishtlindje do të dalin në konkluzione. “Klubi duhet ta mbështesë trajnerin, por nuk na ka pëlqyer shumë ajo që ka thënë për merkaton, megjithatë e respektojmë këndvështrimin e tij. Kemi folur mes nesh dhe kemi sqaruar gjithçka.
E sigurt është se ne nuk kemi kontaktuar me trajnerë të tjerë, por pastaj dihet se stoli i PSG është një ambicie për shumë trajnerë. Duhet të mos shpenzojmë shumë energji me këto, për Krishtlindje do të bëjmë llogari”, u shpreh Leonardo. /VipSport/